Sunday, 17. May 2026
Sport

VIDEO/ MekTominej dhe Lukaku udhëheqin Napolin, fitorja e bën përsëri kërcënues për Interin

GS 14/04/2025 1 Min. Lesezeit

Napoli ka shkurtuar përsëri në 3 pikë diferencën ndaj Interit kryesues të Serisë A falë suksesin të pastër 3-0 ndaj Empolit në “Maradona” të mbushur plotësisht.

sdffsdsfdsdsdffd

Në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Antonio Kontes, protagonistët ishin dy. I pari ishte Skot MekTominej i cili shënoi golin e parë me një gjuajtje nga jashtë zonës dhe të dytin me një gjuajtje me kokë. Ndërsa protagonisti tjetër ishte Romelu Lukaku, i cili dha asistet për skocezin, ndërsa shënoi edhe vetë golin e dytë të takimit.

Kësisoj, Napoli ngjitet në kuotën e 68 pikëve pas 32 javësh, me vetëm 3 pikë distancë nga zikaltrit me të cilët do të ketë luftë deri në fund për titullin.

NAPOLI-EMPOLI 3-0
18′, 61′ MekTominej, 56′ Lukaku

sdfdfssfdsdfsfsfds

Goli i dytë i MekTominej (VIDEO)

Goli i Lukakut (VIDEO)

Goli i MekTominej (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

NAPOLI (4-3-3): Meret; Mazoki, Rrahmani, Zhuan Zhezus, Olivera; Gilmur, Lobotka, MekTominej; Politano, Lukaku, Neres.
Trajner: Antonio Konte

EMPOLI (3-4-2-1): Vaskez; Gogliçidze, Marianuçi, De Shiljo; Giasi, Grasi, Henderson, Pecela; Facini, Kakaçe; Esposito.
Trajner: Roberto D’Aversa

PANORAMASPORT.AL

Teilen: