Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Miqësorja ndaj Gjermanisë, shikoni golin spektakolar të realizuar nga Pulisiç

GS 14/10/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Milanit, Kristian Pulisiç po i mrekullon të gjithë me formën e tij mbresëlënëse të shënimeve në nivel ndërkombëtar teksa ka realizuar një gol mahnitës për SHBA-në në miqësoren kundër Gjermanisë që përfundoi me rezultatin 1-3 për “panzerat” e Nagelsman, në debutimin e trajnerit gjerman.  

pulisic-1130x635

Megjithatë, goli i parë i ndeshjes i shënuar nga ylli i Milanit, Pulisiç, ishte më i miri dhe padyshim “vodhi” gjithë vëmendjen. 

Pasi mori topin në krahun e majtë, Pulisic u fut në mënyrë të mrekullueshme nga qendra, përpara se të godiste fortë nga distanca me këmbën e djathtë në këndin e sipërm të portierit Ter Shtegen. Goditja e fortë dhe e saktë e Pulisiç nuk i dha asnjë mundësi portierit gjerman dhe tashmë ka pushtuar rrjetet sociale, me tifozët që po duartrokasin formën dhe golat e amerikanit.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: