Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Onana shlyen të gjitha “mëkatet” tek Junajtid, shikoni penalltinë e pritur në minutën e 97-të

GS 24/10/2023 1 Min. Lesezeit

Nga ferri në parajsë! Andrea Onana, portieri i kritikuar pafund, për gabimet e bëra te Mançester Junajtid në këtë sezon, duket se me pritjen heroike të bërë mbrëmjen e sotme në minutën e 97-të, në duelin ndaj Kompenhagen në Champions, i ka shlyer të gjitha… “mëkatet”. 

onana

Në minutën e 97-të nga pika e bardhë gjuajti Xhordan Larson për miqtë, por Andre Onana priti gjuajtjen e tij dhe ia mundësoi Unitedit tri pikët. Një moment me të vërtet emocionues. Në rast se futbollisti i Kopenhagen do kishte shënuar, atëherë situata e kualifikimit nga grupet do të ndërlikohej ndjeshëp për “Djajtë e Kuq”.  

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: