Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Panik në MMA, luftëtari shqiptar largohet me barelë. Shikoni çfarë ndodhi brenda oktagonit

GS 18/05/2025 1 Min. Lesezeit

Arijan Topallaj ka përjetuar një prej përballjet më të vështira në oktagon me Denis Frimpong. Ky i fundit fitoi në raundin e tretë dhe të fundit, pasi gjyqtari i MMA mbylli sfidën.

bandicam 2025-05-18 16-54-48-795

Topallaj humbi vetdëdijen dhe për këtë u nevojit ndihma e stafit mjekësor. Transportimi i tij u bë me urgjencë drejt spitalit, pasi më parë u largua me barelë nga oktogoni.

26-vjeçari e kaloi momentin e vështirë të së shtunës. Kjo përballje kishte sjellë një tension të madh mes dy luftëtarëve. Irlandezi e surprizoi shqiptarin, që njihet si “The Albanian Eagle”.

Topallaj pati mjaft mbështetës në Mynih. Pavarësisht zhgënjimit, fatmirësisht gjendja e tij u stabilizua në spital.

Largimi me barelë: (VIDEO)

Momenti i fundit në oktagon: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: