Wednesday, 13. May 2026
Sport

Video speciale/ Dy fëmijë “rrëmbejnë” vëmendjen! Vëllai i Lamine Jamal shënon gol, djali i Rafinjas feston identik si babai i tij

GS 19/05/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona ngriti dje kupën e 28-të të La Ligas në historinë e klubit. Një festë e madhe për klubin blaugrana që fitoi tre trofe këtë sezon, Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe kampionatin.MixCollage-19-May-2025-12-52-PM-961Lojtarët e Barçës u shoqëruan nga të afërmit e tyre për të festuar teksa skenën e “rrëmbyen” dy fëmijë. Bëhet fjalë për djalin e Rafinjas dhe vëllain e Lamine Jamal.

Gael (djali i Rafinjas) shikon Keyne (vëllain e Jamal) i cili merr topin dhe shkon e shënon gol. Menjëherë ai ulet në fushë dhe feston si babai i tij golin e Keyne.


View this post on Instagram

A post shared by 433 (@433)

Një moment shumë special që tashmë është bërë viral në rrjet. 

 PANORAMASPORT.AL

Teilen: