Monday, 1. June 2026
Sport

Vllaznia me “firo” në sulm pas mbylljes së sezonit, huazimet lënë vetëm Bekim Balajn

GS 01/06/2026 2 Min. Lesezeit

Vllaznia nuk ia doli as këtë sezon të fitojë titullin kampion, edhe pse për pjesën më të madhe të sezonit ishte “violinë e parë”. Shkodranët bënë më keq se të gjithë në “Final 4”, duke i humbur të tria ndeshjet.

Vështirësitë më të mëdha në pjesën e fundit të kampionatit Vllaznia i pati në sulm, repart që me mbylljen e sezonit është i destinuar të tkurret, sepse dy lojtarë të tij duhet të lënë Shkodrën për t’u kthyer te klubet e tyre.

Bismark gjithë sezonin dhe Dodaj në gjysmën e dytë të tij luajtën në formë huazimi me fanellën kuqeblu. I pari duhet të kthehet te Skënderbeu, klubi që disponon kartonin e ti, kurse i dyti te CSKA e Sofjen në Bullgari për të njëjtën arsye.

Me këto dy largime Vllaznia humbet jo pak, por në favorin e saj ka kohën për të gjetur lojtarë të tjerë për të kompletuar repartin e avancuar para ndeshjeve europiane. Për momentin, kapiteni Balaj është vetëm.

Por edhe për të klubi shkodran duhet të gjejë një zëvendësues, pasi sulmuesi “veteran” është në metrat e fundit të karrierës. Kohët e fundit e ka vuajtur jo pak mungesën e golit.

Teilen: