Friday, 25. September 2026
Sport

Volejboll Meshkuj, Kupa e Shqipërisë në RTSH/Studenti-Partizani, është finale

GS 25/09/2026 1 Min. Lesezeit

Studenti dhe Partizani kanë siguruar biletën për finalen e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Në dy ndeshjet gjysmëfinale të zhvilluara ditën e premte në Farkë, që erdhën për shikuesit në ekranin e RTSH, Studenti mposhti Erzenin me rezultatin 3-1, ndërsa Partizani fitoi derbin me Tiranën me rezultatin 3-2.

Në gjysmëfinalen e parë, Erzeni fitoi setin e parë me rezultatin 25-21. Më pas Studenti përmbysi gjithçka duke fituar tre sete radhazi, 25-23, 25-14 dhe 25-19.

Me përmbysje fitoi dhe Partizani në gjysmëfinalen e dytë. Bardheblutë fituan dy setet e para me rezultatin 25-22 dhe 25-21. Por më pas erdhi dhe reagimi i Partizanit duke fituar tre sete, 25-21, 25-14 dhe 15-10.

Finalja mes Studentit dhe Partizanit do të zhvillohet të dielën në Farkë, duke nisur nga ora 17:00 dhe do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.

 

Teilen: