Ersildjo Asllanaj është zyrtarisht një lojtar i Vorës. Mbrojtësi 24-vjeçar që sezonin e kaluar ishte pjesë e Apolonisë, do të nisë një aventurë të re në elitën e futbollit shqiptar.
“Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Ersildjo Asllanaj.
Mbrojtësi i bashkohet klubit pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, duke u bërë pjesë e projektit të Vores për sezonin e ri.
Me personalitet, disiplinë dhe cilësi në repartin defensiv, Asllanaj pritet të sjellë energji në skuadër.
Klubi i uron Ersildjos mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Vorës”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Teilen: