Tuesday, 9. June 2026
Sport

Wilton Sampaio do të jetë gjyqtari i ndeshjes hapëse të Botërorit 2026

GS 09/06/2026 1 Min. Lesezeit

Përgatitjet e fundit për startin e Botërorit 2026 janë në detajet e fundit. Të enjten në mbrëmje e gjithë botë do të kthejë sytë nga takimi mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, i cili do të jetë i pari i një turneu ku do të luajnë 48 përfaqësueset më të mira të globit.

Kjo ndeshje është njohur sot me emrin e arbitrit, i cili do ta gjykojë. Bëhet fjalë për Ëilton Sampaio-n.

Për brazilianin përgjegjësia do të jetë edhe më e madhe edhe pse bëhet fjalë për Botërorin e tij të tretë në karrierë. Ai ka arbitruar më parë si në Rusi 2018 dhe në Katar 2022.

44-vjeçari debutoi si profesionist në 2009-ën ndërsa vetëm në 2013-ën mori edhe stemën e FIFA-s. Ai konsiderohet si njëri prej arbitrave më të mirë të Brazilit.

Teilen: