Monday, 9. November 2026
Sport

Xhaka i mungon Zvicrës

GS 09/11/2026 1 Min. Lesezeit

Zvicra do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve. 

Federata e Futbollit e Zvicrës, të hënën njoftoi për mungesën e Xhakës për shkak të lëndimit të pulpit në ndeshjen e Sunderlandit ndaj Chelseat.

Ai la fushën që në minutën e katërt dhe nuk do të jetë në dispozicion të selektorit Murat Yakin.

“Granit Xhaka do të humbasë kampin e fundit stërvitor të ekipit kombëtar të meshkujve për këtë vit për shkak të një dëmtimi në pulpë”, ka shkruar federata zvicerane në njoftim.

Xhaka është dashur të kthehet te Zvicra pasi mungoi në ndeshjet e kaluara për shkak të zhvillimeve lidhur me falsifikimin e certifikatës për vaksinim kundër COVID19.

Zvicra luan me Slloveninë dhe Skocinë në kuadër të grupit B1 të Ligës së Kombeve, të cilit i prinë me 12 pikë.

Teilen: