Wednesday, 13. May 2026
Sport

Xhaka rikthehet te Zvicra, ftohet edhe Jashari

GS 22/05/2025 1 Min. Lesezeit

Granit Xhaka dhe Ardon Jashari janë dy shqiptarët që janë ftuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës për ndeshjet miqësore të qershorit.

Zvicra do të luajë miqësore kundër Meksikës më 7 qershor dhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 qershor. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në SHBA.

Xhaka është i padiskutueshëm si kapiten i helvetikëve, ndërsa Jashari po kalon sezon të shkëlqyer me Club Bruggen.

Zvicra ende nuk ka nisur kualifikimet për Botërorin 2026.

Është në grup me Kosovën, Slloveninë dhe Suedinë. Ndeshjen e parë e luan në shtator kundër Kosovës në Basel.

 

 

Teilen: