Aventura e Vozinha te kilenët e Colo-Colo duket se ka marrë fund pa nisur akoma. Portieri i Kepit të Gjelbër i cili ishte padyshim zbulimi i madh i Kupës së Botës 2026, ra dakord pak ditë më parë me klubin e njohur të Kilit, Colo-Colo, për një kontratë 18 mujore.
Pavarësisht se klubi kilian bëri njoftimin zyrtar në rrjetet sociale të klubit, firma mbi kontratë nuk është hedhur zyrtarisht ende.
Sipas asaj që zbulon MARCA, Vozinha nuk fluturoi në udhëtimin e programuar për në Santiago për të finalizuar transferimin e tij gjë që ka shtuar dyshimet te klubi kilian, se 40-vjeçari mund të ketë ndërruar mendje.
Sipas raportimit në fjalë, Vozinha ka përfituar nga mos hedhja e firmës mbi kontratë dhe ka ndërruar mendje. 40-vjeçari është gati të transferohet te RS Berkane, aty ku punon ish-trajneri i tij i kombëtares, Bubista, i cili mendohet të jetë një shtysë e madhe që Vozinha “tradhtoi” Colo-Colo.