Nuk është një shpërblim, por zgjedhje racionale: Interi do të pushojë për një javë. Cristian Chivu, i cili gjithashtu do të kalojë disa ditë jashtë vendit me familjen, ka vendosur t’u japë pushim lojtarëve që nuk janë grumbulluar me kombëtaret. Rikthimi në “Appiano Gentile” është caktuar për të hënën e ardhshme.
Megjithatë, çdo lojtar ka marrë “detyra shtëpie”, për të mos qëndruar pasiv dhe ruajtur gjendjen fizike. Spence, si edhe dy të dëmtuarit, Calhanoglu dhe Stones, do të ndjekin një program të personalizuar, me synimin që të jenë të gatshëm më 10 tetor, kundër Parmës. Mjekët janë optimistë, por duhet të presin testet në fushë dhe rritjen graduale të ngarkesave.
Pushimi i pazakontë trejavor është një përvojë e re për trajnerët dhe përgatitësit, të cilët duhet të përshtatin programin për ciklin e ardhshëm, që pritet të jetë shumë intensiv.
Për provat taktike, Chivu do të presë ditët e fundit, kur do të rikthehen 13 lojtarët e grumbulluar me kombëtaret: Barella, Bastoni, Dimarco dhe Esposito me Italinë; Lautaro me Argjentinën; Bonny me Bregun e Fildishtë; Sucic me Kroacinë; Diouf me Francën; Bisseck me Gjermaninë; Zielinski me Poloninë; Stankovic me Serbinë; Martinez me Spanjën dhe Akanji me Zvicrën.