Pas zyrtarizimit të Marc Cucurella në krahun e majtë të mbrojtjes, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit largimin e tre lojtarëve të tjerë në këtë pozicion. Mes tyre edhe Alvaro Carreras, për të cilin klubi madrilen pagoi 50 milionë euro verën e kaluar te Benfica.
Dy emrat e tjerë janë Ferland Mendy dhe Fran Garcia, të cilët nuk përbëjnë ndonjë surprizë të madhe. Dy emrat e tjerë janë në mesfushë, Eduardo Camavinga dhe Franco Mastantuono. Për të dy lojtarët, Mourinho ka kërkuar shitjen e menjëhershme, edhe pse për talentin argjentinas u paguan 60 milionë euro verën e kaluar te River Plate.
Një vendim surprizues mund të quhet disi ai për Gonzalo Garcia. Mourinho ka vendosur të mbajë në ekip Gonzalo Garcia, i cili bashkë me Endrick do të jenë dyshja e dytë sulmuese pas titullarëve, Mbappe-Vinicius Junior.