Sunday, 20. September 2026
Futboll

“Zhbllokohet” Pulisic, Milan mjaftohet me një gol ndaj Lecce në pjesën e parë (video)

GS 20/09/2026 1 Min. Lesezeit

Milan është duke udhëhequr 1-0 ndaj Lecce, në sfidën që po luhet “San Siro” dhe është e fundit për javën e pestë në Serie A.

Sfida u zhbllokua në minutën e 14-të, ku pas një topi të gjatë të Strahinja Pavlovic, ishte Christian Pulisic, ai që dërgoi topin në rrjetë. Ky është goli i parë për amerikanin në këtë sezon në Serie A. SHIKOGOLIN

Pjesa tjetër e ndeshjes të paktën në pjesën e parë la për të dëshiruar, pasi munguan rastet e rrezikshme nga të dy ekipet. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për kuqezinjtë.

Teilen: