Saturday, 3. October 2026
Sport

Zjarr në Rrilë, flakët favorizohen nga era. Digjet një sipërfaqe e gjerë me shkurre

GS 03/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një zjarr i rënë që prej orëve të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Myltes, në Rrilë, është përhapur në një sipërfaqe të gjerë.

Flakët janë shtrirë në drejtim të zonës së GrykLumit, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e tyre. Zjarri ka përfshirë kryesisht ferra dhe shkurre në sipërfaqet bujqësore.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ndërkohë, situata vijon të monitorohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

/rtsh.al/

Teilen: