Thursday, 18. June 2026
Futboll

Zyrtare: Ibrahima Konate, lojtar i ri i Real Madridit

GS 18/06/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madridi ka njoftuar zyrtarizisht transferimin e mbrojtësit francez, Ibrahima Konate, i cili vjen si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Liverpoolin.

Klubi mbretëror ka zyrtarizuar tashmë edhe transferimin e tretë në këtë afat kalimtar, përveç trajnerit Jose Mourinho.

I fundit që i është bashkuar Los Blancos është qendërmbrojtësi francez, Konate, i cili ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

“Real Madrid CF dhe Ibrahima Konate kanë arritur një marrëveshje që ai të bëhet lojtar i Real Madridit për katër sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030”.

👋 ¡Bienvenido, @IbrahimaKonate_! 👋 pic.twitter.com/Zv4jT0wxB5

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 18, 2026Para mbrojtësit francez, Real Madridi ka zyrtarizuar edhe transferimin e Marc Cucurellas dhe Bernardo Silvas.

Në listën e zyrtarizimeve të afërta është edhe ylli i Interit, Denzel Dumfries, teksa ka përparuar edhe në negociatat për transferimin e Enzo Fernandez nga Chelsea.

Teilen: