Polonia i ka dhënë lamtumirën pas pak muajsh Fernando Santos, duke shkarkuar trajnerin portugez nga drejtimi i përfaqësueses. Disfata 2-0 në Tiranë përballë kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo, kanë sjellë “gijotinën” për trajnerin që drejtoi Portugalinë drejt suksesit të pabesueshëm në EURO 2016.
Tekniku kishte ardhur me shumë bujë në drejtimin e skuadrës polake në fillimin e këtij viti, pasi ishte larguar pikërisht nga drejtimi i Portugalisë. Por pas një fillimi me fitoren 1-0 ndaj Shqipërisë, Polonia e kishte të vështirë të bënte hapa të rëndësishëm para dhe kështu, humbi pikë rrugës derisa mbërriti te humbja 2-0 në Tiranë.
“Federata Polake njofton se që nga data 13 shtator, Fernando Santos nuk është më trajneri i kombëtares”, shkruhej në komunikatën zyrtare të Federatës ku ishin edhe fjalët e presidenti Cezari Kuleza i cili i uronte fat portugezit në karrierën e tij.
PANORAMASPORT.AL