Saturday, 25. April 2026
Sport

Zyrtare: Struga prezanton trajnerin e njohur shqiptar, do të jetë pasues i Shpëtim Duros

GS 29/05/2024 1 Min. Lesezeit

Qatip Osmani është trajner i ri i Strugës.

Ai do të jetë pasues i Shpëtim Duros, trajnerit që tashmë është zyrtarizuar tek FC Suhareka, transmeton GazetaBlic Sport.

“F.C. Struga njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Qatip Osmani. I njëjti është prezantuar sot së bashku edhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka nga ana e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku…”, thuhet në njoftimin e klubit.

Teilen: