Thursday, 11. June 2026
Sport

Zyrtare: Ylber Ramadani rinovon kontratën me Leçen

GS 11/06/2026 1 Min. Lesezeit

Ka kohë që lajmi qarkullonte, por tani ka mbërritur njoftimi zyrtar: mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani do të qëndrojë me Leçen, të paktën edhe një zezon. Kontrata e tij me klubin italian skadonte më 30 qershor, por drejtuesit e Leçes kanë ushtruar të drejtën e tij për ta zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër.

Bashkë me Ramadanin, kanë rinovuar kontratën me një vit edhe Lameck Banda dhe Antonino Gallo.

Këta tre lojtarë të rëndësishëm, që dhanë një kontribut të madh në mbijetesën në Serie A, tani janë gati për fillimin e një sezoni të ri, pavarësisht se lojtarët janë shënjestruar nga disa klube italiane dhe ndërkombëtare në të kaluarën e afërt.

Teilen: