Monday, 23. March 2026
Sport

Akil Gjakova mposhtet qysh në raund të dytë në Kampionat Evropian

GS 26/04/2024 1 Min. Lesezeit

Xhudisti ynë, Akil Gjakova është mposhtur qysh në raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova u mposht në raundin e dytë nga xhudisti nga Bullgaria, Mark Hristov, raporton KosovaPress.

Akili e nisi me fitore raundin e parë të këtij Evropiani, duke e mposhtur sllovenin Martin Hojak, ndërsa në të dytin e pësoi nga bullgari Mark Hristov.

Teilen: