Strategjia e transferimit të Ligës Pro Saudite (SPL) do të ndryshojë këtë verë me fokus në blerjen e lojtarëve më të rinj, pasi 784 milionë euro u shpenzuan për yjet e futbollit vitin e kaluar.
Nënshkrimi i lojtarëve që po i vjen fundi i karrierës nuk shihet më si i qëndrueshëm në Lindjen e Mesme, që nuk dëshiron të shihet si një shtëpi pensioni për futbollistët e moshuar.
Nëse sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, dëshiron të luajë në Arabinë Saudite në një fazë të karrierës së tij, atëherë sa më gjatë të zgjasë ajo aq më pak ka gjasa që ndonjë klub arab të paguajë një tarifë të madhe për të.
Liverpool hodhi poshtë një ofertë verbale me vlerë më shumë se 100 milionë euro për Salah nga Al-Ittihad pikërisht në fund të merkatos verën e kaluar. Por edhe egjiptiani nuk donte të largohej nga Liverpool.
Klubet Ligës Arabe natyrisht mbeten të interesuara për nënshkrimin e Salah dhe shumë yjeve të tjera të futbollit. Slotet e lojtarëve të huaj tani janë konsumuar, kështu që klubet arabe do të duhet të shesin dhe të blejnë lojtarë.
Ka të ngjarë të ketë më shumë marrëveshje të brendshme midis klubeve saudite ndërsa Liga zhvillohet.