Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka pësuar humbje në raundin e 32-të në Kampionatin Europian të Seniorëve në Zagreb të Kroacisë.
Gjakova u mposht lehtësisht nga kundërshtari i tij, Mark Hristov që vjen nga Bullgaria.
Kosovari tani mbetët pa medalje në kategorinë -73 kilogram. Gjakova fitoi “luftën” e parë ndaj Martin Hojak.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të Seniorëve.