Teksa kalonin orët e fundit të merkatos, në pritje të gongut final dhe shumë skuadra ende aspironin – dhe aspirojnë, të mos harrojmë lojtarët e lirë – për të bërë lëvizjen e fundit, Interi “i vjetër” (në kuptimin që nga të rinjtë ka luajtur vetëm Taremi) bëri atë që donte ndaj Atalantës, duke i dhënë një sinjal shumë specifik kampionatit dhe rivalëve.Rezultati i rrumbullakët kundër Gjimshitit me shokë, si ai i shkurtit të kampionatit të kaluar, ishte mbresëlënës, por ndoshta edhe më mbresëlënës ishte mënyra se si mbërriti, pasi më shumë se një kritik kishte rrudhur buzët pas barazimit në debutim ndaj Xhenoas dhe fitores me “vetëm” dy gola ndaj Leçes në javën e kaluar.
URI KAMPIONËSH – Është e drejtë të kujtojmë se Atalanta ishte në një emergjencë, veçanërisht në mbrojtje, por Interi e vendosi lojën në dishezë në minutat e para të ndeshjes, me një dëshirë dhe agresion që ia prishi menjëherë planin Gasperinit i cili pas humbjes do të kapej pas pamundësisë për të bërë rrotacion dhe në kohën normale që do u duhet lojtarëve të rinj për t’u integruar në sistem. Orkestra e Interit, ndërkohë, duket se nuk e ka humbur atë urinë që i kërkon Inzagi. Kampionët zikaltër, fundja e dinë që me barkun plot me dy yje është rreziku për të rrëshqitur është më i madh. Aq më tepër në një vit që premton të jetë i vështirë sepse duan të luftojnë sërish për skudeton, por edhe të bëjnë një punë më të mirë në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë, nuk duhet harruar se shumë rivalë, mbi të gjitha Juventusi, janë forcuar shumë.
FORCA E IDEVE – Jo se Interi ishte statik në merkato, por Marota dhe drejtuesit, për të shtuar diçka, preferuan vlerën e ideve sesa blerjet. Në këtë sens, zikaltrit përmirësuan aftësinë për të mos i dhënë kundërshtarëve pika referimi, veçanërisht ndaj ekipeve si Atalanta: Dimarko i cili nuk kufizohet në lëvizjen drejt krahut tjetër, por shpesh kalon në qendër, duke u bërë pothuajse fantazist, Pavar “në versionin Lucio të Tripletës” me zbritje të papritura për të rritur praninë e tij në mesfushën sulmuese dhe aftësinë e zakonshme të dy sulmuesve për të gjetur, nga ana tjetër, thellësinë dhe mbrojtjen e topit për të ndihmuar ardhjen e shokëve të skuadrës.
E gjithë kjo, me inteligjencën e zakonshme të tre mesfushorëve për të mbuluar vijën e mbrojtjes në rast të avancimeve edhe të ekzagjeruara (shih disa vrapime të Açerbit deri në zonën e Karnesekit). Kur Interi luan kështu dhe argëtohet, është e vështirë për të gjithë: edhe sepse duhet të kemi parasysh që prodhoi një poker kundër Atalantës me Lautaro Martinez në 30- 40 për qind të formë. Epo, rivalët janë të paralajmëruar.
PANORAMASPORT.AL