Sunday, 17. May 2026
Sport

Prishtina U21 fiton bindshëm

GS 06/09/2024 1 Min. Lesezeit

Në fushën e 2 Korrikut, u përballën Prishtina dhe skuadra e themeluar rishtazi, anëtari i Ligës së parë, Besa Peja.

“Bardhekaltrit fituan takimin me rezultat të thellë, 5:1. 

Që në pjesën e parë rezultati ishte, 3:0, me dy golat e Albin Krasniqit (në golin e parë Limani asistues) dhe të Igball Jasharit (N’Gatta asistues).

Në pjesën e dytë, skuadra pejane ngushtoi rezultatin në 3:1, por vendasit shënuan edhe dy herë tjera me Kryeziun dhe Sobowalen asistues,

ky i fundit shënoi edhe golin e pestë përfundimtar në ndeshje”, njofton FC Prishtina.

Prishtina: Kola (Nika 46’), Bytyqi, Limani, Vitija, Raçi (Halili 46’), Muja, Islami (Llugiqi 46’), N.Gatta, Jashari, Krasniqi (Kryeziu 46’), Olivier (Sobowale 46’).

Teilen: