• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tetori rozë/ FSHF zhvilloi mini-turneun e futbollit me stafin, UN Women dhe vajzat gazetare

22/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit, Federata e Futbollit organizoi sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” një turne të veçantë me pjesëmarrjen e vajzave të UN Ëomen, gazetareve të sportit dhe jo vetëm, si dhe vajzat e stafit të administratës së FSHF-së.

Në këtë aktivitet vajzat të ndara në tri ekipe luajtën futboll dhe përçuan të gjitha së bashku mesazhin e ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit.

Anëtarja e KE-së, Anila Basha, përshëndeti eventin dhe vlerësoi nismën e ndërmarrë nga FSHF për fushatën ndërgjegjësuese gjatë muajit tetor.

“Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar për herë të parë këtë mini-turne, ku 3 ekipe përballen me njëri-tjetrin. Ju të gjitha kontribuoni në punë tuaj të përditshme, por #fightlikeaneagle, të gjitha së bashku t’i japim një zë fushatës ndërgjegjësuese në luftën kundër kancerit të gjirit.

Do të vazhdojmë me një prej evenimenteve më të rëndësishme që kemi, në datën 25 tetor, kur Kombëtarja e Vajzave, fanellën e të cilës ju po mbani, do të luajë një ndeshje play-off kundër Norvegjisë dhe kemi rënë dakord, bashkë me Federatën Norvegjeze, që vajzat tona dhe Kombëtarja Norvegjeze të luajnë me fjongon rozë dhe do të vazhdojmë këtë fushatë ndërgjegjësuese deri në datën 31. Por jo vetëm, zëri juaj do të përçohet më tej. Ju falenderoj thellësisht nga zemra që jeni këtu” – u shpreh znj. Basha.

Michele Ribotta, Përfaqësuesi i UN Ëomen në Shqipëri mbajti një fjalë falënderuese, ku vlerësoi nismën e FSHF-së si një formë shumë e mirë për të nxitur ndërgjegjësimin publik në muajin e parandalimit të kancerit.

“Doja t’i falënderoja të gjithë, Federatën dhe të gjitha skuadrat. Jam shumë i lumtur që jemi duke ndërmarrë këtë nismë si pjesë e një bashkëpunimi trepalësh me anëtarët e Federatës dhe me anëtarët e medias. Mendoj se kjo është absolutisht një mënyrë e mrekullueshme për të shënjuar dhe nxitur ndërgjegjësimin publik në muajin e parandalimit të kancerit, duke siguruar që të gjitha gratë të kryejnë kontrollin.

Ne si Kombet e Bashkuara dhe si UN Ëomen promovojnë shumë pjesëmarrjen e grave në sport. Jam shumë i lumtur që ju keni ndërmarrë këtë nisëm dhe që ne patëm mundësi t’iu bashkoheshim dhe mezi pres të brohorasim për një ndeshje të mrekullueshme” – tha në fjalën e tij Michele Ribotta.

Në fund të turneut, pjesëmarrëset morën një medalje të përgatitur nga Federata, si simbol i mesazhit të përcjellë së bashku.

ImageImageImageImage

Next Post

Totti nuk e përjashton rikthimin në futboll: Disa ekipe të Serie A më kanë kontaktuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.