Nga hero i Kupës së Afrikës, të fituar në fillim të vitit 2024 nga Bregu i Fildishtë (gol vendimtar si në gjysmëfinale kundër Kongos, ashtu edhe në finale kundër Nigerisë), te një dështim me Leganes në La Liga: Sebastian Haller tani konsiderohet i tepërt dhe në 7 ndeshjet e fundit të klubit spanjoll, ku u transferua në huazim për një sezon, ka luajtur vetëm 15 minuta.
Pritet që ai të kthehet para kohe nga huazimi njëvjeçar te Borussia Dortmundit. Zero gola dhe zero asistime për të në 8 ndeshje të luajtura në La Liga (për një total prej 525 minutash), ku ka qenë titullar vetëm në dy raste gjatë dy muajve të fundit.
Megjithatë, kthimi te Borussia Dortmund ka shumë gjasa të jetë vetëm një fazë kalimtare. Sipas gazetës ‘AS’, sulmuesi është pranë transferimit tek Utrechti, klub holandez me të cilin Dortmundi pothuasje ka arritur marrëveshjen për një transferim të përkohshëm.