• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

West Ham, shkarkohet Lopetegui

08/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Julien Lopetegi nuk është më trajneri i Uest Hem. Anglezët tashmë e kanë njoftuar largimin e trajnerit spanjoll, i cili gjatë verës ishte në orbitën e Milanit. “Gjysma e parë e sezonit 2024-2025 nuk ka qenë në linjën me ambicjet dhe objektivat e klubit”, lexohet në njoftimin e klubit të “çekanëve”. Zëvendësuesi i spanjollit do të mund të jetë Graham Poter, që ka drejtuar Brajtonin në sezonin 2018-2019 dhe Çelsin në një pjesë të sezonit 2022-2023.

Në fakt bisedat e Uest Hem me Poter duket se kanë patur një ndalesë në mes, sepse trajneri që pritet të zëvendësojë Lopetegin ka kërkuar një kontratë më të gjatë se sa ofrojnë aktualisht “çekanët”. Pra Uest Hem ofron deri në fund të sezonit, kurse Poter kërkon më gjatë dhe duket se e ka fituar propozimin e tij, ndërsa ndeshja e tij e parë do të jetë me Aston Vilën në FA Cup.  Ato që i dhanë goditjen e fundit Lopetegit ishin dy humbjet radhazi në kampionat 0-5 me Liverpul dhe 1-4 me Mançester Sitin.

Madje i pranishëm “Ettihad Stadium” ka qenë edhe David Mojes, që mendohej se mund të ishte ai zëvendësuesi i spanjollit. Por tanimë është Poter ai që do të drejtojë Uest Hem, që ndodhet në vendin e katërmbëdhjetë në Premier League me 23 pikë pas 20 javësh kampionat. Që do të thotë shtatë pikë larg zonës së rënies, kurse ndeshjet e radhës në kampionat për Uest Hem do të jenë ndaj Fulham dhe Kristal Palas.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Next Post

Probleme për Granit Xhakën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.