Në një zhvillim të paprecedentë në futbollin afrikan, Konfederata e Futbollit të Afrikës (CAF) ka shpallur Marokun si kampionin e ri të Kupës së Afrikës që u mbajt nga dhjetori deri në janar të këtij viti.
Komiteti i Apelit i CAF-it ka vendosur ta anulojë rezultatin fillestar të finales, duke pranuar ankesën e Federatës së Marokut kundër Senegalit dhe duke shpallur ndeshjen me rezultat 3:0 në favor të marokenëve.
Senegali e pati fituar ndeshjen në shtesat dy herë ka 15 minuta me rezultat 1:0. Por fillimisht në minutat e fundit të kohës së rregullt, gjyqtari akordoi një penallti të kontestueshme për Marokun.
Kjo çoi në pakënaqësi te futbollistët e Senegalit, të cilët për disa momente lëshuan fushën. Më pas, ata u kthye në fushë dhe penalltia u huq nga Brahim Diazi i Marokut dhe ndeshja në shtesë i takoi Senegalit.
Por pikërisht pse futbollistët e Senegalit kanë lëshuar fushën, CAF-i ka vendosur ta shpallë fitues të finales Marokun, duke e cilësuar veprimin e tyre si shkelje të rëndë.
“Vendimi bazohet në zbatimin e neneve 82 dhe 84 të rregullores, është konstatsuar se sjellja e përfaqësueses së Senegalit përbënte shkelje të rëndë. Për këtë arsye, ndeshja është regjistruar si humbje administrative (“no-show”) për Senegalin”, thuhet në njoftim.
Vendimi përfshin edhe masa të tjera disiplinore. Futbollisti maroken Ismaël Saibari është dënuar me dy ndeshje pezullim, ndërsa gjoba prej 100 mijë dollarësh ndaj tij është tërhequr.
Ndërkohë, Federata e Marokut është obliguar të paguajë disa gjoba të reduktuara për incidente që lidhen me mbledhësit e topave dhe përdorimin e lazerëve gjatë turneut.