Wednesday, 25. March 2026
Sport

Plani anti-Itali i trajnerit të Irlandës së Veriut, dosier prej 32 faqesh për arbitrin

GS 25/03/2026 2 Min. Lesezeit

Italia është favorite në Play-off-in e Botërorit. Edhe ‘boomakers’-at me zemër irish i japin pak shpresa skuadrës irlandeze për t’u kthyer fitimtare nga Bergamo. Por në futboll çdo ëndërr është e ligjshme dhe në Belfast flaka e shpresës është e ndezur.

Trajnerit Michael O’Neill i mungojnë lojtarë të rëndësishëm, sidomos në prapavijë, por ai është mësuar me sfidat e komplikuara. Ai beson tek ata që ka të gatshëm, nga kapiteni Trai Hume te trekuartisti Isaac Price, duke shpresuar të rikuperojë në kohë mesfushorin Justin Devenny.

Duke qenë se talenti nuk është karakteristika kryesore e Irlandës së Veriut, trajneri synon të arrijë diçka me anë të fizikut dhe entuziazmit të djemve të tij. Ai nuk i lë asgjë rastësisë në fakt. Për shembull, para ndeshjes ai ka përgatitur një dosier prej 32 faqesh – sipas medieve lokale – që ka të bëjë me arbitrin holandez Danny Makkelie.

“Dua që lojtarët të dinë gjithçka për arbitrin, sa kartonë jep mesatarisht dhe për çfarë e jep kartonin zakionisht. Mund të jenë elementë vendimtarë dhe duhet të dinë si të sillen në situata të ndryshme në fushë. Kam gati një raport dhe të gjithë lojtarët do ta marrin”, – ka thënë trajneri 51-vjeçar, që kërkon të evitojë ndonjë ndëshkim kontrovers.

Teilen: