Saturday, 4. April 2026
Futboll

Te Chelsea janë të pakënaqur me kampionin e botës, edhe shokët e skuadrës i bëjnë dalje zv.kapitenit

GS 03/04/2026 1 Min. Lesezeit

Lojtarët e Chelsea nuk janë impresionuar nga lidershipi i Enzo Fernandez gjatë një serie prej katër humbjesh radhazi, sipas të përditshmes britanike “The Telegraph”.

Mesfushori, i cili është zv/kapiten dhe ka qenë kapiten në mungesë të Reece James, thuhet se ka qenë i zëshëm në dhomën e zhveshjes pas humbjeve të fundit ndaj Paris Saint-Germain, Newcastle dhe Everton.

Pretendohet se ai gjithashtu i ka qortuar shokët e tij të ekipit në fushë, gjë që ka bezdisur disa nga kolegët e tij në një kohë kur klubi duhet të bashkohet. Së fundi, mesfushori argjentinas hodhi dyshime për të ardhmen e tij menjëherë pas humbjes në Champions League ndaj PSG.

Ai ka pesë vjet të mbetura në kontratën që nënshkroi kur u bashkua për një tarifë rekord britanike prej 106.8 milionë eurosh në vitin 2023, por la të kuptohej se muajt e ardhshëm mund të jenë të fundit të tij në “Stamford Bridge”.

Teilen: