Friday, 3. April 2026
Futboll

Si mund të “ringjallet” Italia, ja receta e Del Pieros: Reformë e sistemit, nuk na hyn në punë ndonjë ‘kokë turku’

GS 03/04/2026 1 Min. Lesezeit

Analizë apo shpërthim? Alessandro Del Piero shpreh zhgënjim me mungesën e tretë radhazi të Italisë në Botëror, vendosur pas humbjes me Bosnjën. Ish-sulmuesi, me 95 ndeshje dhe kampion bote më 2006 me axurrët, analizon krizën: “Ka trishtim, zemërim, zhgënjim dhe mosbesim. Hera e parë ishte shokuese, e dyta makth, e treta e pajustifikueshme. Pavarësisht fajtorëve; Gennaro Gattuso, Gianluigi Buffon apo Gabriele Gravina, jemi shumë pas, edhe ndaj Francës e Gjermanisë”.

Receta e tij për daljen nga situata: “Duhet reagim, punë dhe studim me entuziazëm. Nevojitet reformë e sistemit, nuk na hyn në punë ndonjë ‘kokë turku’. Problemet janë te sektorët e rinj, stadiumet dhe investimet. Mungon futbolli lokal dhe tradita. Duhet përulësi, nuk jemi më më të mirët”.

Për të ardhmen: “Nuk mjaftojnë paratë, duhet projekt afatmesëm. Me kohë, Gian Piero Gasperini u bë simbol tek Atalanta. Edhe Carlo Ancelotti u nënvlerësua te Juventusi. Duhet më shumë sesa të shpëtosh veten”.

 

Teilen: