Pas dorëheqjeve të Gabriele Gravina dhe Gianluigi Buffon, si pasojë e dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Botërorin 2026, mbetet në dyshim pozita e trajnerit Gennaro Gattuso. Në mbrojtje të tij doli Fabio Capello.
“Për Gattuson do të prisja dy ndeshjet e ardhshme, – tha ai për “Sky Sport”. – Të mos harrojmë se e mori skuadrën në mes të rrugës, pas Luciano Spallettit, dhe i dha karakter e vendosmëri. Fatkeqësisht, kemi paguar një gabim elementar të një lojtari, përndryshe ndoshta do ta kishim arritur objektivin. Për zëvendësuesit e mundshëm të Gattusos duhet parë çfarë kanë bërë më parë, jo vetëm si kanë fituar, por edhe si janë larguar”.
Për Buffon: “Gigi është i drejtpërdrejtë, mori përgjegjësinë dhe dha dorëheqjen. Duhet respektuar”. Për Gravinën: “Pati guxim të largohej, ishte minimumi”. Ndër alternativat për drejtimin e FIGC përmenden Giovanni Malagò dhe Giancarlo Abete.