Friday, 3. April 2026
Futboll

Pa asnjë gol më 2026, “zhbllokimi” i “Captain America” kërkohet ndaj Napolit

GS 03/04/2026 1 Min. Lesezeit

Milani pret reagimin e Christian Pulisic, i cili po kalon një periudhë pa gola që nga fundi i vitit të kaluar. Goli i fundit daton më 28 dhjetor kundër Verona, prej atëherë nuk e ka gjetur rrjetën, megjithëse ka luajtur rregullisht.

Rastet nuk kanë munguar, as me Milanin dhe as me SHBA-të, por momenti mbetet i vështirë. Vetë Pulisic pranon: “Natyrisht që të mos shënosh tani është zhgënjyese, por mendoj se jam afër dhe se gjëra të mira po vijnë”. Për kthesën: “E di që mund të vijë edhe një gol me fat, ndoshta nga një devijim, dhe pastaj gjithçka ndryshon”. Fizikisht ndihet mirë: “Jam në formë të mirë, mund të ndihmoj me asiste dhe të krijoj raste”.

Në Milanello, Allegri vazhdon t’i besojë, sidomos me mungesën e Rafael Leão. Mund të aktivizohet edhe Christopher Nkunku, ndërsa Niclas Füllkrug dhe Santiago Gimenez janë alternativa. Pas mbi 90 ditësh pa gol, kërkohet një shkëndijë për ta rikthyer në momentin vendimtar të sezonit.

Teilen: