Monday, 29. June 2026
Futboll

E kërkojnë Juventus dhe Man. City, Brahim Diaz vendos të ardhmen nga SHBA-ja

GS 29/06/2026 1 Min. Lesezeit

Aktualisht i fokusuar te Kupa e Botës me Marokun, por emri i Brahim Diaz është lakuar shumë këto kohë kur bëhet fjalë për merkaton. Për marokenin ka interes konkret nga Juventus dhe ish-klubi i tij, Manchester City.

Dy klubet në fjalë duan të përfitojnë nga zhurmaja e krijuar në javët e fundit, ku thuhet vazhdimisht që Brahim Diaz nuk është pjesë e projektit të ri të Jose Mourinho.

Megjithatë, Nicolo Schira raporton se Brahim Diaz ka hedhur poshtë mundësinë e largimit këtë verë nga Real Madrid dhe është i gatshëm të luftojë për një vend titullari në formacionin e Mourinhos, pavarësisht konkurrencës së ashpër që do të ketë.

Teilen: