Tuesday, 30. June 2026
Futboll

PSG i jep lamtumirën me një postim të shkurtër, Milan zyrtarizon transferimin më të shtrenjtë në histori

GS 30/06/2026 1 Min. Lesezeit

Gonçalo Ramos është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Milanit. Portugezi ka nënshkruar për vite me kuqezinjtë. Milan do të paguajë më shumë se 70 milionë euro për kartonin e tij te PSG. Gonçalo Ramos do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit kuqezi.

PSG i ka dhënë lamtumirën sulmuesit portugez me një postim të shkurtër në faqen zyrtare të klubit. “PSG falënderon Gonçalo Ramos për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij në shumë suksese të Klubit, dhe i uron atij më të mirën për pjesën tjetër të karrierës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit francez.

Në anën tjetër, edhe Milan ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit portugez, përmes një postimi në rrjetet zyrtare të klubit.

Teilen: