Tuesday, 30. June 2026
Futboll

Ka fituar 120 mln euro nga largimet e deritanishme, Real Madrid duhet të shesë me patjetër edhe 6 lojtarë këtë verë

GS 30/06/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madrid është klubi më aktiv këtë merkato deri tani. Përveç transferimit të Denzel Dumfries, Ibrahima Konate, Marc Cucurella dhe Bernardo Silva, klubi madrilen synon të bëjë edhe goditje të tjera, por më parë duhet të bëhen largimet e nevojshme, për të krijuar hapësirën e nevojshme dhe mbi të gjitha për të ulur faturën e pagës.

Sipas El Debate, Real Madrid ka fituar 120 milionë euro deri tani. 51 milionë për Nico Paz, 17 milionë për Víctor Muñoz, dhe ka liruar pagat e Carvajal, Ceballos dhe Alaba, me vlerë 52 milionë euro.

Megjithatë, Real Madrid është i detyruar të bëjë ende largime të tjera. Sipas raportimit në fjalë, të paktën do të jenë edhe 6 lojtarë të tjerë që do të shiten. Dy mbrojtës, ku me siguri do të jenë Raul Asencio dhe Fran Garcia, të dy jashtë planeve të Mourinhos. Dy mesfushorë, ku njëri prej tyre me shumë mundësi do të jetë Eduardo Camavinga. Po ashtu do të largohen edhe dy sulmuesë, ku njëri prej tyre është Gonzalo Garcia.

Teilen: