Pjesa e parë mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë, është mbyllur 0-1 në favorin e nordikëve, në sfidën që po luhet në Texas. Sfida u zhbllokua në minutën e 39-të, ku Antonio Nusa shënoi një gol tejet të bukur me një goditje mjeshtërore brenda zonës, pas asistit të Martin Odegaard
Pas golit, Norvegjia pati edhe dy raste të tjera të pastra për të dyfishuar shifrat me dy sulmeusit e saj, Erling Haaland dhe Alexander Sorloth, të cilët nuk u treguan të saktë edhe pse ishin në pozicion shumë të favorshëm për të shënuar.
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për norvegjezët. Kujtojmë se fituesi i këtij çifti do të përballet në raundin tjetër në 1/16-at me Brazilin.
Teilen: