Wednesday, 1. July 2026
Futboll

“Nuk ka ka mundur dy vjet”, Lamine Yamal i tregon “dhëmbët” Francës: Kanë lojtarë të shkëlqyer, por nuk janë më të fortë se ne

GS 01/07/2026 1 Min. Lesezeit

Në prag të përballjes së Spanjës me Austrinë për fazën e 1/32-ve, Lamine Yamal ka hedhur poshtë çdo mendim se Franca është superiore ndaj “La Roja”. Sulmuesi shton se Spanja nuk ka frikë nga asnjë ekip këtë Botëror, përfshi edhe Francën.

“Franca nuk na ka mundur në dy vjet, kështu që nuk mund t’i quash më të fortë se ne. Ata janë në një nivel të shkëlqyeshëm, kanë lojtarë fantastikë, por nuk mendoj se janë superiorë ndaj askujt,” tha Yamal.

Sipas Yamal, Spanja është skuadra që duhet mundur këtë Botëror. Spanja dhe Franca mund të takohen në gjysmëfinalen e këtij Botërori, nëse fitojnë ndeshjet e tjera që kanë gjatë rrugës.

Teilen: