Tashmë mund të quhet e konfirmuar, Sandro Tonali është ylli më i ri i Tottenham, pasi është arritur marrëveshja mes të gjitha palëve.
Sky Sports zbulon se Tottenham ka pranuar të paguajë plot 110 milionë euro për transferimin e mesfushorit italian, i cila ka firmosur për 6 vite me klubin londinez dhe do të paguhet rreth 12 milionë euro në sezon.
Nga kjo marrëveshje përfiton edhe Milan, mbi 10 milionë euro. Kuqezinjtë përfitojnë 10% e tarifës së shitjes, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Newcastle, kur italiani u transferua te “Qymyrxhinjtë”.
Brenda dy ditësh, Tottenham ka siguruar dy super lojtarë me një kosto totale rreth 200 milionë euro, Mateus Fernandes nga West Ham dhe Sandro Tonali nga Neëcastle.