Saturday, 15. August 2026
Futboll

Nathaniel Brown mbërrin për vizitat mjekësore, gati firma me Bayern Munich deri më 2031

GS 02/07/2026 1 Min. Lesezeit

Nathaniel Brown është gjithnjë e më pranë transferimit te Bayern Munich. Pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës, mbrojtësi i majtë ka mbërritur në Mynih për të kryer vizitat mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës.

Bayern Munich është gati të finalizojë një tjetër goditje në merkaton e verës. Menjëherë pas përfundimit të aventurës së tij me Gjermaninë në Kupën e Botës, Brown iu bashkua klubit bavarez për të kryer kontrollet mjekësore.

Pasi të përfundojë me sukses testet fizike, mbrojtësi i majtë do të largohet nga Eintracht Frankfurt për të firmosur kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2031. Me këtë marrëveshje, ai do të nisë zyrtarisht aventurën e re me kampionët e Gjermanisë.

Teilen: