Pas dështimit të disa pistave, Inter duket se ka gjetur më në fund zëvendësuesin e Denzel Dumfries, për krahun e djathtë. Sacha Tavolieri nga Sky Sports zbulon se Inter është shumë pranë zyrtarizimit të Anan Khalaili, 21-vjeçarit izraelit që luan te blegët e Union Saint-Gilloise.
Khalaili krahasohet shpesh me Achraf Hakimin, për aftësitë e tij sulmuese. Sezonin e kaluar, në të gjitha garat, ai shënoi gjashtë gola dhe dha gjashtë asiste në 52 ndeshje. Izraeliti është një lojtar shumë i adaptueshëm në një sistem me tre qendërmbrojtës, i aftë të mbulojë të gjithë krahun e djathtë.
Fillimisht, Union Saint-Gilloise pretendonte për 40 milionë euro, por marrëveshja mes klubeve pritet të finalizohet për shifrën 25 milionë euro.