Pavarësisht interesit nga klubet e mëdha në Premier League si Tottenham, Aston Villa dhe Manchester United, Roma ka arritur një marrëveshje bazë me West Ham për transferimin e Crysencio Summerville, për 50 milionë euro, bën të ditur Alfredo Pedulla.
Po ashtu lojtari ka rënë dakord për kushtet personale. Një ndihmë të madhe në këtë lëvizje ka dhënë padyshim edhe shoku i tij i kombëtares, Donyell Malen, i cili është përfundimisht lojtar i verdhekuqve, pas huazimit në sezonin e kaluar nga Aston Villa.
Gjithashtu, edhe fakti që do të luajë në Champions League, ka qenë një shtysë e madhe që Crysencio Summerville të zgjedhë po ashtu Romën.
Teilen: