Jo vetëm Real Madrid, në garë për rikthimin e Rodrit në La Liga, është futur fuqishëm edhe Atletico Madri, aty ku mesfushori luajti për një sezon, para se të transferohej në vitin 2019 te Manchester City, për 70 milionë euro.
Vetë Rodri duket se është i hapur për rikthimin në Madrid dhe i gatshëm për t’u larguar nga Manchester City, një vit para përfundimit të kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Atletico Madrid po punon detjaet e fundit për ofertën zyrtare për Rodrin në drejtim të Manchester City-t, e cila do të bëhet e ditur në javën e fundit të korrikut.
Nga ajo që dihet deri tani është se Manchester City ka lënë të kuptohet se Rodri do të largohet vetëm për një shifër 60 milionë euro. Si Real Madrid ashtu edhe Atletico Madrid, janë të dyja të gatshme të paguajnë këtë shifër, duke ditur gjendjen e tyre financiare, por në fund do të jetë vetë kampioni i Botës që do të zgjedhë ekipin e tij të ri.