Janë mbyllur pjesët e para në tre takimet e radhës në Premier League. Brighton po kyreson 2-0 ndaj Arsenal, pas 45 minutave të para. Ishte mesfushori gjerman, Pascal Gross që zhbllokoi shifrat me një supergol në minutën e 30-të, me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 40-të, Yasin Ayari iu afrua golit të dytë për Brighton, por goditja e tij përfundon pak jashtë shtyllës së djathtë. Në fund të pjesës së parë ishte Charalampos Kostoulas, i cili dyfishoi shifrat për vendasit me një tjetër supergol, po nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Brighton.
Newcastle po kryeson 2-0 ndaj Hull City në “St.James’ Park”. “Qymyrxhinjtë” shënuan dy gola të shpejtë me Joe Willock dhe Lewis Hall në minutat 3′ dhe 7′.
Everton po kryeson 1-0 ndaj Ipswich Town, falë golit të Thierno Barry. Anis Mehmeti nuk figuron fare i grumbulluar për skuadrën e Ipswich.