Trabzonspor është duke udhëhequr 3-0 ndaj Galatasaray-it, në supersfidën e javës së gjashtë në superligën turke. Ashtu siç edhe pritej, përballja mes dy ekipeve pretendente për titullin po dhuron spektakël.
Supersfida në “Papara Park” u zhbllokua që në minutën e 4-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Mustafa Eskihellac, Mohamed Salah që mori topin nga më shumë se mesi i fushës, eci i vetëm drejt portës kundërshtare dhe e dërgoi atë në rrjetë.
Në minutën e 9-të, Trabzonspor i afrohet sërish golit të dytë, por goditja e Salah këtë herë përfundon ngjitur me shtyllën e majtë.
Në minutën e 37-të, fati ishte në anën e Trabzonspor. Ismail Jakobs provon të barazojë shifrat me një goditje të fuqishme nga hyrja e zonës, por topi përplaset në shtyllë.
Po nuk shënove, do të pësosh… Në minutën e 39-të, ishte Noah Saviolo që shënoi golin e dytë për Trabzonspor. Portugezi shënoi me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Salah.
Në minutën e 44-të, Salah shënon golin e dytë personal dhe te tretin për Trabzonspor, pas asistit të mrekullueshëm të Franculino Dju, i cili pasi i “vodhi” topin kundërshtarit, pasoi për egjiptianin.