Saturday, 19. September 2026
Futboll

Inter “ringjallet” në pjesën e dytë, Roma e lodhur. “Paqe” në “Olimpico” (video)

GS 19/09/2026 2 Min. Lesezeit

Ashtu siç edhe pritej, përballja mes Romës dhe Interit dhuroi spektakël dhe emocione nga minuta e parë deri në fund. Supersfida në “Olimpico” u mbyll në barazim 2-2.

Fillimisht sfida u zhbllokua që në minutën e 6-të, ku pas një krosimi në zonë të Paulo Dybala dhe asistit me kokë të Nahuel Molina, ishte Manu Kone që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 32-të, fati ishte në anën e Romës. Goditja e Alessandro Bastoni përplaset në shtyllë. Në minutën e 37-të, Manu Kone gjen golin e dytë, pas një pasimi të Dybala. U desh edhe konfirmimi i VAR-it për golin e dytë të francezit.

Pjesa e parë mbyllet 2-0 për kryeqytetasit. Inter e nis vrullshëm pjesën e dytë, ku Lautaro Martinez gjen golin që në minutën e 46-të, pas një kombinimi të bukur me Marcus Thuram.

Në minutën e 67-të, Roma i afrohet golit të tretë, por goditja e fuqishme e Donyell Malen, ndalet në mënyrë fantastike me pjesën e fytyrës nga Josep Martinez.

Në mënyrën e 78-të, Inter godet fillimisht traversën me Thuram. Një minutë më pas, vjen goli i barazimit me Lautaro Martinez. Argjentinasi gjen golin e dytë, pas një krosimi në zonë të Luis Henrique dhe pasimit të Yann Bisseck.

Në minutën e 87-të, Inter kishte një mundësi të mirë për të gjetur golin e tretë, por Marcus Thuram nuk arriti të tregohej i saktë me goditjen e tij. Rezultati final 2-2. Roma dhe Inter mbeten në krye me nga 13 pikë.

SHIKOGOLAT

Teilen: