Pas barazimit 2-2 ndaj Milanit në fundjavën e shkuar, Lazio është rikthyer te fitorja. Bardhekaltrit e drejtuar nga Gennaro Gattuso fituan 0-2 në transfertën ndaj Venezia, e vlefshme për javën e pestë në Serie A.
Vendasit patën shansin e artë për të gjetur golin e avantazhit në minutën e 17-të, por John Yeboah gabon nga pika e bardhë e penalltisë, e cila ndalet nga Christos Mandas, i cili ishte po ai që e shkaktoi përmes një ndërhyrjeje të gabuar ndaj kundërshtarit në zonë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
Pjesa e dytë nis më mirë për Lazion. Në minutën e 51-të, kryeqytetasit gjejnë avantazhin me Mattia Zaccagni. Kapiteni tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të John Yeboah dhe ndërhyrjes së VAR. SHIKOGOLIN
Në minutën e 60-të, ishte Tijjani Noslin që shënoi golin e dytë dhe të sigurisë për Lazion. Holandezi shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Nuno Tavares. SHIKOGOLIN
Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Lazio fiton 0-2 dhe i bashkohet Romës dhe Interit në krye me nga 13 pikë në pesë javët e para. Venezia mbetet në fund me zero pikë.