Rangers ka mundur Celtic për herë të dytë brenda javës. Në derbin e luajtur në “Celtic Park”, Rangers fitoi 0-1. Derbi u zhbllokua në minutën e 33-të. Fillimisht ishte Kim që provoi të shënonte një supergol nga distanca, portieri vendas Sinisalo bën një super pritje, por Rayan Naderi ndoqi aksionin deri në fund dhe e shtyu topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Rangers. Shifrat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve për të dyja skuadrat. Rangers merr fitoren e pestë rresht në kampionat dhe tani renditet në vendin e dytë me 16 pikë, pas 7 javësh. Ndërsa Celtic mbetet në krye me 18 pikë.
Kujtojmë që para një jave, Rangers fitoi 3-0 ndaj Celtic, në sfidën e luajtur në “Ibrox Stadium”, e vlefshme për Kupën e Ligës. Kujtojmë që derbi mes dy klubeve kryesore të Skocisë, i njohur ndryshe si “Old Firm”, është një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit.