Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesligë, duke mposhtur 6-1 Leipzig, në sfidën e javës së gjashtë, e luajtur në “Allianz Arena”.
Ishte Luis Diaz që zhbllokoi shifrat në minutën e 12-të, duke gjetur golin pas një asisti tejet të bukur të Joshua Kimmich. Në minutën e 26-të, ishte radha e Luis Diaz për të asistuar dhe të Aleksandër Pavlovic për të shënuar.
Nuk mund të mungonte Michael Olise pa gjetur golin. Francezi shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas kombinimit të bukur me Harry Kane. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për bavarezët.
Në fillim të pjesës së dytë, Luis Diaz shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayern, pas asistit të Kane. Në minutën e 52-të, ishte radha e Harry Kane për të shënuar, pas dy asisteve. Francezi shënoi pas asistit të Nathaniel Brown.
Në minutën e 69-të, Luis Dias kompleton tregolëshin e tij, pas asistit të Olise dhe goditjes fantastiek prej tij në kufijtë e zonës së rreptësisë. Golin e nderit për miqtë e shënoi Andrija Maksimovic në minutat shtesë, pas asistit të Brajan Grudës.
Bayern Munich fiton 6-1 dhe rikthehet në krye të renditjes me 14 pikë, njësoj sa Dortmund, por bavarezët kanë golavarazhin më të mirë.